Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka dhënë detaje lidhur me Bazën Ajrore të NATO-s që do hapet në Kuçovë për pak ditë.
Peleshi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar pamje nga ndërtimi i Baza Ajrore teksa ka theksuar se kjo Bazë do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.
“Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, ka thënë Peleshi./Arbresh.info
Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë
Edi Rama: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan...
Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor...
Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos
Ramadani para ndeshjes me Celjen: Është e vështirë, por asse...
Selimi: Jam besimplotë se drejtësia do të na kthej në atdhe ...