Pavarësisht motit jo stabël që ka dominuar të gjithë Shqipërinë këtë të premte, ditët e fundjavës pritet që të kenë një mot të kthjellët, përjashto disa fasho orare në zonat e jugut të vendit.
Meteoalb sqaron se në fundjavë temperaturat do të kenë një rritje të lehtë dhe maksimumi i tyre do të shkojë deri në 38 gradë celcius.
Kësisoj ata pushues që kanë vendosur për të kryer plazhin këtë fundjavë, mund të nisen të qetë.
“E shtuna dhe e diela, sjellin kryesisht kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat Lindore ku vranësirat bëhen të dukshme gjatë pasditeve duke gjeneruar ndonje shi të izoluar në Jug. Edhe ditët e para të javës tjetër, vijojnë kryesisht me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por pasditet sjellin vranësira të shpeshta e shira të izoluar, në zonat Lindore.
Temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë mesditën e sotme, rënia vijon e lehtë edhe mëngjesin e së shtunës por sërisht fundjava sjell rritje të lehtë të temperaturave, deri në 38°C deri mesjavën tjetër kur sërisht pritet një tjetër rritje e vlerave termike në mesditë.”-njofton Meteoalb.
Java e ardhshme nga ana tjetër do të ndryshojë rrënjësisht, pasi edhe Shqipëria ashtu si Evropa pritet të goditet nga një valë ekstreme të nxehti.
Temperaturat mund të arrijnë lehtësisht në 40 gradë celcius.
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...
Kapen drogë dhe telefona në Qendrën e Paraburgimit në Mitrov...
Arrestohet një person në Gjilan për trafikim me njerëz
Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë