Komisioni Europian këshillon qeverinë shqiptare të vazhdojë politikën e uljes së borxhit publik dhe kredive të këqija duke përfituar nga momenti pozitiv i ekonomisë.
Në vlerësimin e fundit për ekonomitë e vendeve kandidate, komisioni vëren se rritja ekonomike e Shqipërisë u përshpejtua më tej në gjysmën e parë të këtij viti, e mbështetur nga investimet e huaja dhe rritja e konsumit të brendshëm.
Ekonomia shqiptare u rrit me 4.4% në tremujorin e parë të vitit 2018. Kjo përbën rritjen tremujore më të lartë në tre vjet e gjysmë.
Sipas Komisionit, të gjithë përbërësit e kërkesës së brendshme kanë kontribuar pozitivisht në rritjen ekonomike, por efektin më të madh e kanë dhënë zgjerimi i konsumit privat dhe investimet e biznesit.
Konsumi privat ruajti rritjen solide prej 3%, i mbështetur nga zgjerimi i punësimit dhe rritja e rrogave, veçanërisht në sektorin publik.
Sipas komisionit, rimëkëmbja e ekonomisë është shoqëruar me rritje të punësimit, veçanërisht në sektorin privat jobujqësor, ku numri i të punësuarve u rrit me 12.2% krahasuar me një vit më parë. Por ky përmirësim i situatës ekonomike, sipas komisionit, duhet të shfrytëzohet nga qeveria për të ulur më shpejt borxhin e lartë publik dhe kreditë e këqija, dy tregues problematikë për Shqipërinë.
Shqipëria e ka të nevojshme të vazhdojë konsolidimin fiskal. Edhe pse borxhi publik u ul në 69% të prodhimit kombëtar, ky mbetet një nivel shumë i lartë.
Për gjithë vitin 2018 Komisioni Europian vlerëson se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.6%, ndërsa për vitin e ardhshëm parashikohet që rritja të arrijë në 3.9%./Top Channel
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë