Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëm qytetin e Memaliajt, në Tepelenë, duke lënë pas një viktimë dhe një të plagosur.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj, raporton TCH. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, i cili dyshohet se ka qenë i hershëm dhe ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit nga 29-vjeçari Donaldo Nela.
Si pasojë e të shtënave, Endri Goxhaj ka ndërruar jetë ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dario Nela, në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka marrë katër plumba: dy në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Memaliajt. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij krimi.
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...