“K’cimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
Lidhur me këtë lajm, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se gjatë kësaj dekade është bërë shumë për këtë trashëgimi që ishte braktisur nën pluhurin e harresës.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se “K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, si edhe me kënaqësinë e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës, ju uroj një ditë të mbarë“, ka shkruar Rama./Arbresh.info
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...