Në dekretin e Presidentit Meta, thuhet se “Me propozim të Kryeministrit, Kastriot Robo, emërohet ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident”.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka emëruar diplomatin Kastriot Robo për ambasador të Shqipërisë në Republikën e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në dekretin e presidentit Meta, publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë thuhet se “Me propozim të Kryeministrit, Kastriot Robo, emërohet ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident”.
Gjithashtu, Robo, do të jetë edhe ambasador jorezidet i Shqipërisë në Azerbajxhan, në Republikën Islamike të Iranit, Kirgistan, Republikën Islamike të Pakistanit, Gjeorgji, Afganistan dhe në Kazakistan.
Ndërkohë, presidenti Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Genti Gazhelit, i cili deri tani ka mbajtur postin ambasadorit të Shqipërisë në Turqi.
Sulmohet me veturë një polic në Vushtrri, i dyshuari në arra...
Vidhen pjesë të trafos dhe akumulatorë nga një objekt në Ist...
Zhduket një grua në Prishtinë
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT