Policia Kufitare e Shqipërisë, ka ndaluar një shtetas serb 55-vjeç, i cili tentoi të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjerman
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të kufirit dhe falë shkëmbimit të informacionit me partnerët gjermanë përmes Interpol Tiranës, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit G. S., 55 vjeç.
Ky shtetas rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Mainzit në Gjermani, me masë sigurie “Arrest në burg”, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave apo shpërblimeve që i përkisnin personave të tjerë.
Policia Kufitare thekson se ndalimi i këtij shtetasi është pjesë e operacioneve të vazhdueshme për goditjen e paligjshmërive në kufi dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, të cilët tentojnë të shmangin drejtësinë duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufijtë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në funksion të procedurave për ekstradim drejt Gjermanisë.
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...