Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi u kap me lëndë narkotike dhe armë zjarri në makinë. Arrestimi i të riut u bë i mundur pas një kontrolli që policia ushtroi në automjetin tip ‘Benz’ që po lëvizte në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pranë gjirit të Hartës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 21 vjeçarit dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një sasi dozash kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash (3 180 euro dhe 45 000 lekë).
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje, si dhe 460 fishekë luftarakë. Në pranga ka rënë edhe një 22 vjeçar që ishte pasagjer për moskallëzim krimi./abcnews.al/
Hamza: Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në për zgjedhjet...
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...