Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar sot arrestimin e tre shtetasve në Tiranë, në përfundim të një operacioni policor për kapjen e parave të falsifikuara.
Sipas policisë, shtetasit V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë në bashkëpunim me njëri-tjetrin hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme tregtare kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.
“Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollar, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet,” ka shtuar policia.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, ka theksuar policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./arbresh.info/
Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagos një inspektor i IPK-s...
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...