Një shpërthim eksplozivi është regjistruar rreth dy orë pas mesnate në Kamëz.
Në komunikatën për mediet, policia njofton se lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit SH. H., e cila gjithsesi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në dy automjete të parkuara në oborr dhe jo të lënduar në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e njohur si “Bulevardi Blu”. Ndërkohë, policia thekson se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit të mësipërm.
Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor, i cili po punon për të mësuar rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar të ngjarjes./Top Channel
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s