Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas mbërrin sot në Tiranë ku do të pritet nga presidenti i Shqipërisë, Bajaram Begaj rreth orës 08:50.
Në orën 10:30 do të ketë një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, që do të prihet nga një takim me delegacionet përkatëse.
Në mbyllje të konferencës, në Ministrinë e Jashtme do të mbahet një tryezë për sigurinë. Takime të tjera zyrtarja e lartë do të ketë me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes Piro Vëngu, raporton Euronews.al.
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka nisur dje viziten në Ballkanin Perëndimor.
Në vizitën e parë të saj në rajon, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...