Ashtu siç ishte parashikuar, presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një deklaratë shtypi për mediat, ku u shpreh se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkelur ligjin dhe se pret prej saj, deri të hënën dhënien e dorëheqjes.
“Partnerët janë njohur me shkeljet nga Ministria e Drejtësisë. Në këtë tentativë përgrusht shteti është përfshirë ministrja Gjonaj. Gjonaj ka shkelur ligjin për organizimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare. Gjonaj urdhëroi botimin në Fletoren Zyrare të akteve të KED-së, por nuk ka të drejtë të dërgojë për botim këto akte. Ajo, bashkë me zyrtarë të lartë ka kryer disa vepra penale Do të dorëzojmë kallëzim penal në SPAK ndaj Gjonaj dhe disa zyrtarëve. Gjonaj e ka humbur tërësisht besimin e presidentit. Pres deri të hënën dorëheqjen e ministres Gjonaj”,u shpreh ndër të tjera Meta./TCH
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...