Një 45 vjeçar është vënë në prangat e policisë dhe dy vëllezërit e tij janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë dhunuar një punonjës të policisë Kufitare.
Sipas policisë mësohet se i arrestuari bashkë me vëllezërit e tij kanë rrahur policin, pasi ky i fundit i ka thënë njërit prej vëllezërve se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë një 45 vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy vëllezërit e tjerë. 45 vjeçari bashkë me 2 vëllezërit e tij, në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare, pasi ai i ka komunikuar njërit prej tyre se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...