Të gjithë e kujtojmë historinë e vjehrrës Natasha dhe nuses Eglantina të cilat debatuan live në “E diela Shqiptare” në lidhje me martësën e shkëputur me Armandon dhe kujdestarinë e djalit të Eglantinës.
Natasha e akuzonte nusen se nuk dinte të rriste djalin dhe se donte të punonte, ndërsa Eglantina kërkonte djalin e saj dhe akuzonte vjehrrën se po i largonte fëmijën duke i thënë se e kishte nënën kuçedër, shkruan albeu.com
Por historia nuk gjeti një zgjidhje tek Arditi, por si duket as edhe në proceset gjyqësore në gjykatë.
Debati i ashpër mes nënës dhe gjyshes për kujdestarinë e Argit të vogël pritej të merrte fund në seancën e apelit të datës 11 prill.
Gjykata e Gjirokastrës, në mënyrë të pashpjeguar, e ka shtyrë seancën dy herë radhazi duke mos marrë një vendim as në datën 11 e as më 21 prill.
Ndërkohë që palët presin datën 5 maj duke shpresuar që të jetë e fundit, ai që po e vuan gjithë këtë kalvar ligjor mbi të gjitha është Argentini, i cili ende nuk e di se ku do të jetë shtëpia e tij nesër.
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...