Një sasi prej 118 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan gjatë orëve të natës në aksin që lidh Janinën me Patrën.
Por drejtuesi i mjetit nuk ndaloi me shenjën e policisë dhe shtoi shpejtësinë.
Në rrethana që ende nuk dihen, automjeti i tij u përmbys, duke u bërë i mundur dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, një 60-vjeçar grek.
Prej kontrolleve, rezultoi se në automjetin e tij gjendeshin 118.6 kg kanabis, ndërsa në banesën e tij në Athinë,u gjetën edhe 2 peshore elektronike.
Përpara hetuesve, 60-vjevcari tha se lëndën narkotike e kishte ngarkuar në kufirin e gjelbër mes Greqisë dhe Shqipërisë nga një shtetas shqiptar, dhe do ta çonte atë në Athinë, ku dhe do t’ja dorëzonte bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, për të cilët deklaroi se do ta paguanin me 100 euro kilogrami për transportin e lëndës narkotike.
Një pjesë të saj ai do ta tregtonte vetë në tregun e narkotikëve të Athinës, me doza të vogla 1 gramshe.
60-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë ditës së martë, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti i përdorur për transportin e drogës,u sekuestruan.
Në kërkim janë shpallur edhe bashkëpunëtorët shqiptar të 60-vjeçarit.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit