Njëmbëdhjetë turistë janë shpëtuar nga mbytja në Vlorë, pasi mjeti me të cilin ata po lundronin u prish. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia bën me dije se është gjobitur me 100 mijë lekë edhe drejtuesi i mjetit lundrues, pasi nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.
Ishte drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari me inicialet E. L., që ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt në motor.
Shërbimet e Policisë Kufitare së Shqipërisë, në bashkëpunim me mjetin lundrues të Rojes Bregdetare, bënë të mundur të shpëtojnë 12 personave që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues, ku 11 prej tyre ishin turistë, nga vende të ndryshme si Polonia, Franca, Izraeli e Belgjika.
Pas verifikimeve ka rezultuar se mjeti lundrues është mjet lundrues për përdorim personal dhe nuk është i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar. Turistët të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar duke theksuar se do të ketë masa ndëshkimore të ashpra për operatorët turistikë që dalin në lundrim të pa certifikuar.
“Vlorë, Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë, siç edhe ka ndodhur sot. Por operatorët turistikë duhet të kuptojnë që nuk mund të dalin në lundrim të paçertifikuar dhe se në çdo rast masat ndëshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit. Nuk mund të rrezikohet kurrsesi nga papërgjegjshmëria jeta e pushuesve”, shkruan Balla./rtsh
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit