Në Firenze të Italisë u gjetën dy kufoma të copëtuara dhe të futura në tre valixhe. Ata janë gjendur në aksin Firence -Pisa-Livorno, pranë burgut të Solliçianos.
Autoritetet italiane kanë dyshime se trupat mund t’i përkasin një çifti shqiptarësh nga Vlora, që janë zhdukur që prej vitit 2015.
Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin çdo tre muaj në Vlorë, ktheheshin në Itali. Ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore. Më 1 nëntor, Teuta ka folur me motrën, por më 2 nëntor, ata s’u përgjigjën më në telefon. Raportohet se ata kanë pasur debate me të dashurën e djalit, por s’kanë më të dhëna për ta.
Sipas asaj që shkruajnë sot mediat italiane një tatuazh si spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe./TCH
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...