Guardia di Finanza ka arrestuar në të gjithë Italinë 25 persona përgjegjës për importimin e rreth 5 tonëve hashash që, sipas mediave të vendit fqinj, kanë ardhur nga Shqipëria.
Guardia di Finanza e Katanxaros, në bashkëpunim me Shërbimin Qendror të Hetimeve në Romë, e kanë kryer këtë operacion në të gjithë Italinë.
Mes të arrestuarve janë edhe tre krerët e bandës, bëjnë të ditur agjencitë italiane të lajmeve.
Detajet e operacionit do të njoftohen më tej gjatë ditës në një konferencë për shtyp të Prokurorit të Katanxaros./Top Channel
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...