Ish- lideri demokrat dhe ish- kreu i Ekzekutivit, Sali Berisha hedh hipoteza të forta në lidhje me largimin nga posti i ministrit të Brendshëm i Fatmir Xhafës.
Berisha shkruan se Xahfaj u bë “kurban” nga Rama për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
“Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!
Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeru qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij”, shkruan Berisha.
Ai e cilëson këtë lëvizje si një fitore të opozitës, por thekson se ai që duhet rrëzuar është Edi Rama.
“Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij.
Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore”, shprehet Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751/1138971286263777/?type=3&theater
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...