Tumori vijon të mbetet “vrasësi” më i pamëshirshëm. INSTAT ka publikuar të dhënat për vitin 2018, ku shihet një rritje me 5.1% e vdekjeve tek meshkujt, dhe rënie me 4.6% tek femrat. Qarku më i prekur është Gjirokastra, dhe numrin më të ulët të vdekjeve e ka Tirana.
Rritet numri i meshkujve që humbën jetën nga tumori në vitin 2018 dhe shihet një ulje e ndjeshme e vdekjes tek femrat. Sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT, vdekjet tek meshkujt në 2018 janë rritur me 5.1 %, 115 raste më shumë në raport me 2017. Alarmante është grupmosha 20- 24 vjeç, ku janë regjistruar 10 vdekje, 7 më shumë nga viti i shkuar. Mosha mbi 50 vjeç vijon të jetë më e prekura, dhe në grupmoshën 35- 39 vjeç janë regjistruar 23 raste.
Ndërsa vdekja e femrave ka rënë me 4.6%, 65 më pak se viti i mëparshëm. Grupmosha më e prekur mbetet ajo mbi 50 vjeç me 90% të rasteve, ndërsa tek të rejat nuk ka pasur rritje. Referuar INSTAT, niveli i vdekshmërisë nga Tumoret ka një rritje prej 1,4 % krahasuar me vitin 2017. Më të prekurit janë nga “Tumore të aparatit të tretjes” (34,5%) dhe “Tumore të aparatit të frymëmarrjes” (24,1 %).
Sipas INSTAT numri më i lartë i vdekjeve nga tumoret, është regjistruar në Gjirokastër, me 207 të vdekur për 100 mijë banorë. Më pas Korça, Shkodra, Vlora, Berati dhe Elbasani. Ndërsa, numri më i ulët i vdekjeve për 100 mijë banorë e ka Tirana me 93 të vdekur, më pas Kukësi (98) dhe Durrësi (107)./ABC News Albania
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...