Bluzat e bardha kanë qënë një ndër kategoritë më të kërcënuara nga koronavirusi, ku mjaft prej tyre janë infektuar duke ia dërguar sëmundjen në shtëpi edhe të afërmve të tyre.
Deri më tani janë infektuar 62 prej tyre, ku 47 janë shëruar, ndërsa pjesa tjetër janë aktivë.
Abcneës.al mëson ekskluzivisht se gjatë ditës së djeshme është konstatuar me koronavirus edhe një mjek i njohur në Dispancerinë Qendrore në Tiranë.
Siç mëson abcneës, bashkë me mjekun është konstatuar pozitiv edhe bashkëshortja e tij.
Po ashtu, virusi ka hyrë edhe në shtëpinë e vëllait të mjekut, ku janë konstatuar pozitivë kunata dhe vajza e tij, ndërkohë që ai ka dalë negativ në testin e parë.
Pozitive ka dalë gjithashtu edhe vajza e vëllait tjetër të mjekut të Dispancerisë.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...