Një delegacion i partisë italiane “Fratelli d’Italia”, forcë politike e kryeministres Giorgia Meloni, vizitoi kampin e emigrantëve në Gjadër të Lezhës.
Përfaqësuesit italianë qëndruan mbi tre orë brenda kësaj strukture, duke parë mënyrën e operimit të Qendrës së Paraburgimit për Riatdhesim (CPR).
Delegacioni përbëhej nga emra të rëndësishëm të politikës italiane dhe përfaqësues të lartë të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, mes tyre Galeazzo Bignami dhe Lucio Malan.
Ndërsa në përfundim të vizitës, deputetja e Fratelli d’Italia, Sara Kelany, përgjegjëse për Departamentin e Emigracionit, hodhi poshtë pretendimet e opozitës italiane dhe deklaroi se kampi funksionon normalisht, dhe se deri më sot janë 536 raste emigrantësh të përpunuara në kamp. Sara Kelany, deputete e “Fratelli d’Italia”
“Kemi ardhur këtu për të dëshmuar se këto qendra aktualisht funksionojnë me kapacitet të plotë dhe ka subjekte që kanë kaluar nëpër to. Deri më sot, afërsisht 536 subjekte janë riatdhesuar, të tjerëve u është vërtetuar ndalimi. Ne erdhëm këtu pikërisht për të dëshmuar funksionimin efektiv të QPR-së në Shqipëri”, Sara Kelany, deputete e “Fratelli d’Italia”.
Në përfundim të vizitës, deputetët italianë do të përgatisin një raport për qeverinë Meloni, ku do të paraqiten gjetjet për kampin e refugjatëve, i cili shërben për strehimin e emigrantëve që u është refuzuar azili në Itali dhe ku kryhen procedurat për riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës.
/rtsh.al/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...