Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar shqiptaren Arba Kokalari, e cila të dielën fitoi zgjedhjet duke u bërë kështu shqiptarja e parë deputete në Parlamentin Evropian.
Kreu i shtetit shqiptar në urimin e tij në Facebook ka shkruar se Arba Kokalari meriton mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve.
“Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar”, ka shkruar Meta.
Partia e Moderuar pjesë e të cilës është Arba Kokalari, shqiptarja e cila jeton në Stockholm të Suedisë ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat iu garanton katër deputetë.
Ajo u lind në Tiranë me 27 nëntor 1986. Ajo ishte mjaft aktive në partinë e saj ku udhëhoqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...