Identifikohet kufoma e gjetur pranë ishullit të Sazanit

14:38 | 24 Mars 2017

Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur mëngjesin e ditës së sotme 1 milje larg bregut, pranë ishullit të Sazanit. Burime të policisë bëjnë me dije se ai është Numan Laze 60 vjeç.

Identifikimi i kufomës është bërë i mundur nga familjarët, të cilët mësohet se kanë njohur menjëherë rrobat pas mbërritjes në morg.

Kufoma u gjet mëngjesin e ditës së sotme nga peshkatarët, të cilët lajmëruan menjëherë Rojen Bregdetare.

Në morgun e spitalit shkuan menjëherë dy familjet e personave të humbur prej 11 marsit, datë kur një gomone me drogë u gjet pranë ishullit të Sazanit.

Gomonia u gjet e braktisur pranë ishullit me pako me 1.2 ton lëndë narkotike, shkruan ”Vlora News ”
“Menjëherë ne rajon shkoi Anija e Rojës Bregdetare P-02, e cila konstatoi se gomonia është e mbushur me pako qe dyshohet se përmbajnë kanabis.

Aktualisht mjeti po mbahet ne vazhdim nga Anija P-02 si dhe është njoftuar Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza. Anija e forcës detare ka marre urdhër te kontrolloje dhe rajonin ne lidhje me ndonjë person qe mund te këtë rene ne det.”, citohej në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.personi banon ne lagjen panvaresia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara