Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj bëri këtë të mërkurë një analizë të ecurisë ekonomike gjatë tremujorit të fundit.
Gjatë një konference për shtyp, Ibrahimaj theksoi se rritja ekonomike e Shqipërisë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, është 4.02 për qind.
“Viti ka qenë një vit që ka shfaqur ecuri pozitive ekonomike dhe shifrat e INSTAT e tregojnë këtë. Për tremujorin e tretë shifrat e rritjes ekonomike tregojnë se rritja ekonomike ishte 4.02 për qind, duke e çuar rritjen nëntë mujorit në 4.23 për qind. Këto rritje janë reale të ekonomisë janë të zhveshura nga rritja e çmimeve. Pritshmëria jonë për mbylljen e vitit 2022 vijon të mbetet në 3.7 për qind dhe ecuria e tremujorit të 4-të e mbështet këtë rritje ekonomike”, tha ministrja.
“Në Shqipëri është shfaqur me një rritje 4 për qind e cila është dhe rritja më e lartë në rajon, Kosova është rritur me 2.7 për qind, Maqedonia e Veriut me 2 për qind, Mali I zi me 2.8 për qind dhe Serbia me 1 për qind”, tha Ibrahimaj.
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...