Babai i Antoneta dhe Gladiola Hatillarit, dy motrave binjake nga Fieri që u dhunuan nga një person për shkak se ishin në protestën e Partisë Demokratike, i ka bërë apel Tahirit që të arrestojë agresorin. Sipas tij, mazhoranca ka rënë poshtë për dy vota.
“Qeveria duhet të kapë kriminelin. I bëj apel Tahirit pasi ka 10 mijë police! Mos na trego përralla me mbret, po shko kap kriminelët! Çfarë faji kishin bërë 2 vajzat e mija, vetëm se erdhën në protestë. Vajzat e mija janë dhunuar për 2 vota. Kaq poshtë kemi rënë?”, tha ai.
Rasti në fjalë u denoncua më herët nga kreu i PD-së, Lulzim Basha që vuri edhe ultimatum për Policinë që të kapë autorin deri në orën 24:00.
“Dje bandat sulmuan dy vajza 29-vjeçare nga Fieri që ishin në protestë. Keni afat deri në orën 24:00 për arrestimin e autorit që është publikisht i njohur për ju! Arrestojeni ose merrni parasysh pasojat! Bandat dhe banditët e kurdisur dhe të paguar nga qeveria e krimit që të godasin qytetarët vetëm e vetëm për bindjet e tyre politike. Ky është fundi i republikës së krimit” – tha Basha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...