Policia e Shtetit ka arrestuar një 52-vjeçar që u kap në flagrancë duke i marrë me anë të mashtrimit, 70,000 euro, një biznesmeni.
52-vjeçari përdorte rrjetet sociale për t’iu kërkuar shuma të mëdha parash biznesmenëve, pasi iu prezantohej atyre si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 70,000 euro, një automjet dhe një aparat celular.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”.
“Gjatë operacionit policor të koduar “Arkitekti”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin Sh. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, gjatë kohës që po i merrte shumën 70 000 euro, një shtetasi (biznesmen), të cilin e kishte mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale, duke iu prezatuar si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror. Shuma 70 000 euro u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet dhe një aparat celular”, tha në një njoftim policia.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 52-vjeçari ka mashtruar edhe shtetas të tjerë, në komunikimet në rrjetet sociale, duke i kërkuar para atyre, pasi iu prezantohej si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...