Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arrestuar në Durrës një 36-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Si rezultat i operacionit të koduar “Operacionalja 52”, në qytetin e Durrësit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Fatjon Berisha alias Bledar Berisha, 36 vjeç, banues në Durrës.
Sipas njoftimit të Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.
Policia bën me dije se, sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.
Ndërkohë, vijon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane./euronews.al
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë
Atentat në Sarandë, pronari i një karburanti goditet me plum...
Kënga “Dai Dai” nga Shakira bëhet himni zyrtar i Kupës së Bo...
Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet ...
Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione