I dështoi arratisja nga burgu, Arbër Çekajn kërcënon policin: Mos të takofsha në ajrosje!

20:15 | 17 Shtator 2021

Pasi dështoi për tu arratisur së bashku me të burgosurin Fatmir Pjetri, Arbër Çekaj u shfaq i buzëqeshur nga ky kafaz ku dhe dëgjoi akuzat e prokurorisë për këtë ngjarje.

Por telashet penale nuk kanë të sosur për Çekajn, i cili akuzohet nga efektivët e policisë së burgut 313 se i kërcënoi gjatë kohës që ishte dërguar në izolim.

“Mos të takofsha në ajrosje se do të bëj mos të njohësh veten tënde, do ta shikosh çfarë do të bëj ty dhe familjes tënde”. Kjo fjali e deklaruar nga Arbër Çekaj drejtuar efektivit O.K., është konsideruar nga burgjet si kanosje për detyrën dhe për këtë shkak është nën hetim. I dënuari për trafikun e 613 kg kokainë që ndërkohë po mbahet me masën e përkohshme të izolimit e urdhëroi efektivin që ta lejonte për të telefonuar familjen dhe pasi ai refuzoi, e kanosi për jetën, thuhet në denoncim.

Veç kësaj, sipas pretendimit të institucionit 313, i burgosuri komunikoi me Redjan Rrajën, që njëherazi u bë agresiv me policinë.

Ish dentisti, i vetmi i akuzuar i SPAK për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku u vra shoferi i tij Andi Maloku, fillimisht e thërriti Çekajn në emër. Në kallëzimin e policëve përmendet se si ju kërkua të paraburgosurit të kthehej në qeli, por ai kërcënoi se “do ju zhduk nga faqja e dheut”. Madje theksohet më tej, Rraja duke e ditur se njëri nga policët e ka mbiemrin Ndoja e ka kërcënuar drejtpërdrejt “ty do të zhduk se je dhe kushëriri i Arjan Ndojës”. /TCH

Lajmet më të lexuara