Një turist gjerman, rreth 75 vjeç, ka ndërruar jetë paraditen e sotme gjatë një vizite në sitin arkeologjik të Kalasë së Butrintit, në jug të Shqipërisë.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Sarandës, shkak i vdekjes ka qenë një problem shëndetësor natyral. Po shqyrtohet mundësia e një ataku kardiak i shkaktuar nga temperaturat e larta.
Ngjarja ka ndodhur teksa turisti po vizitonte zonën historike, e cila është një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Autoritetet shqiptare janë në kontakt me Ambasadën Gjermane në Tiranë për ndjekjen e procedurave të mëtejshme në lidhje me 75-vjeçarin./euronews.al
ZPS: Selimi mori pjesë në krime, kushëririn e tij e emëroi v...
Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura...
Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa prej 720 eurosh
SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtar...
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...
Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xhela...