Është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare kolonel Neshat Shena, njëherazi komandant i Qendrës së Bashkuar Operacionale.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjete sociale. Koloneli vuante prej kohësh nga leukemia akute. Gjendja e tij shëndetësore ishte tepër e rënduar kohët e fundit çka solli dhe vdekjen ditën e sotme. Kolonel Shena ka një karrierë 35 vjeçare në forcat ushtarake dhe sistematikisht është përgëzuar për kontributin e dhënë në aspektin njerëzor e profesional.
Njoftimi i plotë i Olta Xhaxhçkës:
Pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë, kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, u nda nga jeta duke lënë në hidherim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, në 35 vite të karrierës në Forcat e Armatosura. Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional të një prej oficerëve më të përkushtuar në FA. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes e dy djemve.
U prefsh në paqe, kolonel Shena.

Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...