Premtonin dhënie leje zhvillimore e licencë për ushtrim aktiviteti mësimdhënieje, duke u prezantuar si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar, por kanë përfunduar në pranga nga specialistë të seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar të Tiranës.
48-vjeçarja M.F. dhe 24-vjeçari N.Sh., që të dy nga kryeqyteti, janë arrestuar në kuadër të operacionit “Juristët e rremë”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar dy shtetas, duke iu kërkuar para me qëllim që t’iu siguronin leje zhvillimore e licencë për mësimdhënie në një komunitet fetar.
48-vjeçarja ka edhe precedentë të mëparshëm penalë, sërish në kuadrin e “mashtrimit”, ndërsa policia i ka ndaluar në momentin që takoheshin për t’iu marrë lekët dy shtetasve të mashtruar. Edhe për shkak të rezistencës që kanë bërë në momentin e arrestimit, duke kundërshtuar efektivët, ata do të akuzohen tashmë për “mashtim”, “falsifikim dokumentesh”, “përvetësim i titujve apo i detyrës shtetërore”, “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet, dy aparate celularë, si dhe dokumente të ndryshme./tch
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...