Një 46-vjeçar me inicialet A.M është hedhur nga një urë për t’u larë në lumin Mat, por nuk ka dalë në breg çka ka shqetësuar të afërmit e tij të cilët kanë lajmëruar edhe policinë.
Rreth orës 15:30 të së mërkurës është njoftuar Salla Operative në Kurbin, se shtetasi A.M. rreth 46 vjeç, banues në fshatin Skuraj, është hedhur për tu larë në lumin Mat, në vendin e quajtur ” Ura e Shkopetit” dhe nuk ka dalë në breg.
Policia e të afërmit e tij vijojnë kërkimet, por teksa minutat kalojnë shtohet dyshimi se 46 vjeçari është mbytur./TCH
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...