Detaje të reja mësohen nga hetimet lidhur me atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe punonjësi i AMP, Mustafa Sheqeri. Kujtojmë që Dani dhe Sheqeri u ekzekutuan në Rinas pas 4 ditësh qëndrimi në Barcelonë, shkruan A2.
Gjatë hetimeve, policia shqiptare i kërkoi informacion homologëve spanjollë lidhur me qëndrimin e tyre në Barcelonë. Autoritetet spanjolle kanë kthyer përgjigje autoriteteve shqiptare, ku rezulton se në shtetin spanjoll Dani dhe Sheqeri nuk kanë precedentë penal.
Po ashtu, gjatë 4 ditëve që qëndruan në Barcelonë ishin si turistë dhe autoritetet atje nuk kanë informacion dhe prova që mund të jenë ndjekur apo vëzhguar nga persona të tjerë lëvizjet e tyre.
Dyshimet e hetuesve janë se organizimi i atentatit ka nisur në momentin që Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u nisën nga Rinasi drejt Barcelonës më datë 7 nëntor dhe kanë pritur vetëm kthimin e tyre.
Ata kanë marrë informacion që Dani dhe Sheqeri janë nisur drejt Spanjës. Ndërsa hetimet vijojnë, policia ka persona të dyshuar, por ende jo prova konkrete.
Po ashtu, gjatë hetimeve janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje shumë persona, por nuk është përftuar asnjë e dhënë që mund të çojë te autorët.
Arrestohet një person në Istog pasi publikoi video me armë n...
Kanoset një polic në Prizren pasi i kishte shqiptuar një tik...
Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë të Prishtinës
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ tregon hap pas hapi si të plotë...
Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
Presidenti i Brazilit kritikon ashpër SHBA-në për etiketimin...