Një foshnje 11 muajshe është shpëtuar sot me ndihmën e Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë. Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes komentit në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka sqaruar se foshnja është shpëtuar në fshatin Basdren të Dajtit, ku si pasojë e borës së madhe nuk kishte mundur të arrinte ambulanca, shkruan Indeksonline.
“Nje foshnje 11 muajsh u shpëtua sot nga ekipi i mjekëve të urgjencës kombëtare mjekësore dhe Njësisë së Helikopterëve në fshatin Basdren të Dajtit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në pamundësi për të mbërritur ambulanca për shkak të bllokimit nga dëbora, foshnja u transportua nga Njësia e Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë pranë qendrës spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku aktualisht është nën kujdesin e mjekëve”. ka shkruar Rama.

Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...