Një hidrocentral i ri që po ndërtohet në Gramsh rrezikon të shkatërrojë një nga atraksionet natyore më të vizituara sëfundmi, kanionin e Holtës.
Alarmin për këtë e kanë dhënë ambientalistë, të apasionuar pas sportit por dhe deputetë.
Kështu, deputeti demokrat i qarkut të Elbasanit, shkruan sot se “Kanioni i Holtës në Gramsh po zhduket nën betonin e HEC-it”. Ai ka bërë thirrje për anulimin e punimeve.
“Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish-Ministri Gjiknuri.
Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti”, shkruan Boçi në facebook.
Më tej ai thotë se babëzia për fitim nuk ka kursyer asgjë, dhe në këtë rast bën thirrje që “kjo marrëzi me natyrën duhet të ndalet!”.
Po kështu edhe fotografi i njohur Fation Plaku që ka sjellë foto të mrekullueshme të natyrës nga çdo cep i Shqipërisë shkruan në facebook: “Fshihet nga harta e Turizmit destinacioni nr 1 Kanioni Holtes ne Gramsh & Elbasan. Na rrofshin shifrat e milionave turisteve qe vizitojne vendin”./opinion/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...