Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Kunati”, nga ku ka sekuestruar lëndë narkotike si dhe dy armë zjarri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe mbi informacionet e grumbulluara në rrugë policore kanë finalizuar operacionin e koduar “Kunati”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– Ndriçim Kuka, 39 vjeç, banues në Tiranë
– Bukurije Fejza, 44 vjeçe, banuese në Tiranë.
Për këta shtetas disponoheshin informacione se kultivonin lëndë narkotike si dhe në banesë kishin armë luftarake.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sativa,
– disa bimë të dyshuara narkotike të llojt Canabis Sativa të cilat u gjetën të mbjella dhe të fshehura në mes të një kopështi të mbjellë me misër, në oborrin e banesës së shtetases Bukurije Fejza,
– 1 armë zjarri tip pushkë
– 1 Pistoletë Shenjëdhënëse me një fishek.
Policia sqaron se armët dhe 21 kg e lëndes se dyshuar narkotike i janë gjetur në banësë shtetasit Ndricim Kuka, ndërsa bimët e mbjella janë gjetur në banesën e shtetases Bukurije Fejza, e cila rezulton se morta e gruas së Ndriçimit. M
aterialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284,287,283-25 te Kodit Penal.
http://www.dailymotion.com/video/x5s7dsk_operacioni-kunati_news
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...