Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara(OKB), Antonio Guterres.
Hasani me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, bën të ditur se kanë biseduar mbi kontributin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit
“Nju Jork, në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres diskutuam mbi kontributin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe çështjet më të rëndësishme gjatë mandatit tonë para përfundimit të tij”, shkruan Hasani.
Ministri i jashtëm shqiptar tha se i ka shprehur mirënjohje Guterres për mbështetjen e tij gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe drejtimin e organizatës në kohë mjaft sfiduese.
“U fokusuam në angazhimin aktiv të Shqipërisë në të gjitha organet e OKB-së duke filluar nga viti 2024, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s.I shpreha mirënjohjen Sekretarit Guterres për mbështetjen e tij gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe drejtimin e organizatës në kohë mjaft sfiduese”, shkruan Hasani./Arbresh.info/

Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...