Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka mbërritur në Kiev për një vizitë pune me kolegë nga Evropa Juglindore.
Hasani ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe shkruan se Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme politike, diplomatike dhe humanitare për Ukrainën.
Postimi i tij:
Sapo mbërrita në Kiev për një vizitë pune me kolegë nga Evropa Juglindore, në një qytet që është bërë një simbol i fuqishëm i qëndresës, guximit dhe shpirtit të pamposhtur të një kombi që lufton për lirinë e tij.
Do të rikonfirmoj mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe do të përcjell admirimin tonë të thellë për forcën dhe vendosmërinë e qeverisë dhe popullit ukrainas në përkushtimin e tyre.
Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme politike, diplomatike dhe humanitare për Ukrainën, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar të japim kontributin tonë në këtë mision jetik./Arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë