Një tërmet me magnitudë 4, dhe me thellësi 5 km, lëkundi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë
Epiqendra mësohet se ka qenë në fshatin Kurjan, ndërsa tërmeti ra në orën 19:32. Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa qytetarët janë frikësuar duke dalë nëpër rrugë.
Top Channel ka shkuar ne fshatin Kuman ku ka qen epiqendra e tërmetit, banorët kanë dalë për disa minuta në rrugë, por fatmirësisht nuk ka dëme.
“Tërmeti u ndje, dolën njerëzit nga shtëpia. Ishte mbi katër ballë thonë. Dëmet do i shohim nesër nëse ka. Njerëzit dolën në rrugë nga frika. Ishte goditje e fortë, zona jonë është mësuar me tërmete. Kjo sot ishte më e fortë. Po flisja me një shok më tha ‘nuk e morëm çupën, dolëm me vrap jashtë’. Ishte e frikshme”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Tomorr Metani.
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit