Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Hoxha ka njoftuar se në zbatim të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, është hapur konkursi për drejtuesin më të lartë të policisë.
“Në zbatim të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, hapet konkursi për drejtuesin më të lartë të policisë, që do të pasohet menjëherë nga procesi ligjor dhe meritokratik i ripërtëritjes së të gjithë skuadrës së drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit”, thekson Hoxha.
Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka dorëzuar Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.
Kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.
LEXO EDHE:
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...
Rama ndan pamje nga samiti “Në Mbrojtje të Demokracisë”, pri...
Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bo...
Fushë Kosova, Obiliqi dhe Kalabria mbesin pa ujë edhe sot pa...
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit: Nën kontrollin ton...
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojm...