Një ngjarje e gëzueshme ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku një nënë solli në jetë katërnjakë nga një shtatzëni krejtësisht natyrale.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila ndau emocionet e këtij momenti të veçantë në rrjetet sociale: “Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët Roal, Alrda, Roar dhe Auro, ardhur nga një shtatzëni natyrale. Jetë të gjatë vogëlushëve, të cilët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë spitalin”, – shkruhet në njoftim.
Katërnjakët, tre djem dhe një vajzë, gëzojnë shëndet të plotë dhe janë bërë simbol i një mrekullie të rrallë në maternitetin e kryeqytetit. Ky rast ka prekur shumë qytetarë, që kanë përgëzuar familjen e re për bekimin e pazakontë, shkruan Noa.al.


Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...