Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për situatën e pacientes së shtruar në spitalin e Durrësit. Bëhet fjalë për një 74-vjeçare e cila është në gjendje të rëndë.
Ajo po mbahet me frymëmarrje të drejtuar me anë të tubave. Mësohet se ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera të mushkërive. E moshuara është paraqitur 5 ditë më parë në spital dhe dyshimet janë se ajo është testuar me vonesë për koronavirus.
“Është e intubuar dhe e frymëmarrje të drejtuar. Është një rast i rëndë. Nuk kam të dhëna se sa vonë i është bërë analiza. Nëse personi ka pasur histori udhëtimi është bërë gabim që analiza nuk i është bërë më shpejt. Nëse mjekët janë ekspozuar pa mjete mbrojtëse kanë bërë gabim. Kini parasysh që mjekësia nuk është shkencë ekzakte, edhe ne bëjmë gabime. Po bëhet gjurmimi i të gjitha kontakteve. Unë besoj se të gjithë do dalin pozitiv por t’ja lëmë kohës,” – tha Pipero.
Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndaloh...
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...