Vazhdojnë ta quajnë “hero” në Greqi, minoritarin grek Konstandinos Kaçifas që mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri me forcat RENEA, pasi më parë kishte qëlluar mbi policinë e Gjirokastrës në Bularat.
E teksa etiketimi s’përbën aspak problem, duket se çmenduritë nuk kanë të ndalur në radhët e grekëve për Kaçifas.
Kështu media greke “iefimerida.gr” shkruan se në Greqi do të ngrihet një bust për Kacifasin që ju vërsul me armë policisë shqiptare.
Idenë e ka hedhur kryebashkiaku i qytetit Argo, Dimitris Kaboçon, i cili i ka propozuar këshillit bashkiak që të miratojnë një vendim për ngritjen e bustit të Kostandios Kaçifas.
“Kjo është një gjë e mirë për historinë tonë moderne”, është shprehur kryebashkiaku gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak, i cili ka kritikuar opozitën që votoi kundër.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...