Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur pasditen e kësaj të shtune, në seancën e dytë të legjislaturës së re, Gramoz Ruçin për kryetar të Kuvendit.
Ruçi ka qenë propozimi i vetëm për postin e kryetarit, i bërë nga 55 deputetë të grupit parlamentar socialist.
Pas betimit të 140 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, ka nisur procesi i votimit që është bërë në mënyrë të fshehtë, me fletë votimi.
Procesi është menaxhuar nga një komision prej 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 e pavlefshme, ndërsa të tjerët, deputetët e LSI, bojkotuan seancën.
Në favor të kryetarit të ri kanë shkuar kështu edhe 6 vota nga opozita, 3 të paralajmëruara nga PDIU dhe 3 që i bie të kenë ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.
/ Top Channel
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...