Një automjet është grabitur gjatë natës së të enjtes, teksa lëvizte në autostradën Shkodër-Lezhë, nga persona ende të paidentifikuar.
Shtetasi N.K. nga Balldreni i Lezhës, pronar i automjetit ka denoncuar në polici grabitjen, duke thënë se gjatë rrugës i kishin dalë dy persona përpara dhe i kishin marrë me forcë automjetin.
Automjeti tip Benz është gjetur pas disa orësh nën flakë dhe hetimet e para çojnë në dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme.
Policia, edhe pse nuk ka dhënë ende asnjë detaj në lidhje me ngjarjen, dyshon që automjeti të jetë përdorur për ngjarje kriminale./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...