Një person ende i paidentifikuar ka tentuar të grabisë një bankë në Tiranë gjatë orëve të vona të natës.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:17 në rrugën “Hamdi Cinoimeri”, ku një person, pasi ka thyer me gurë derën enjë banke, ka mundur të hyjë brenda saj, ku pas kontrollit të shpejtë nuk ka gjetur asgjë dhe është larguar menjëherë.
“Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e kamerave të kësaj Banke, ka rezultuar se një shtetas pasi ka thyer xhamin me sende të forta (gurë), ka hyrë brenda Bankës ku ka kontrolluar sirtarët dhe më pas është larguar pa marr asgjë, sipas edhe deklarimeve të punonjësit të bankës”, sqaron policia.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...