Situatën e rënduar shumëvjeçare e konfirmon edhe kryetari i bashkisë që thotë se së shpejti ndotësit e mjedisit do të ndëshkohen dhe emrat e tyre do të bëhen publikë.
Agjensia e Shërbimeve Publike në Gjirokastër me 7 mjete nga të paktën 9 të nevojshme dhe me një mungesë në të paktën 250 kontenierë flet për një depozitim vjetor prej 20280m kub mbetje në vendgrumbullimin e Gërhotit. Kapaciteti grumbullues i këtij sheshi pritet të ezaurohet brenda të paktën 3 vitesh ndërsa ndërtimi i një land field rajonal duhet të shkojë krahas investimit në mjete për grumbullimin e mbetjeve.
Megjithëse këtë vit sasia e mbetjeve të larguara është dyfishuar dhe në 10 nga 37 fshatrat e bashkisë së Gjirokastrës janë inicuar fushata të menaxhimit të mbetjeve sidomos në destinacionet e turizmit rural, ekoturizmit, agroturizmit dhe turizmit të aventurës ende situata mbetet problematike.
Ujërat dhe pellgjet lumore vlerësohet se kanë nivelin më të lartë të ndotjes. Sipas biologëve lundërza një prej specieve lumore që shërben si indikator I ndotjes thuajse është zhdukur ndërsa edhe llojet e peshqve të ujërave të pastra janë rralluar.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit