Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një i ri goditi me sëpatë vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait, policia ka arrestuar dhe shoqëruar autorin në ambientet e komisariatit.
Sipas bluve të Vlorës, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Fatmirësisht të afërmet e gresorit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës. Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...