Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë këtë të enjte nga policia e Lezhës pasi ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore.
Sipas raportimeve, i arrestuari është shtetasi D. N., banues në Mirditë, pasi është konstatuar nga policia se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. 39-vjeçari nuk ka pranuar shkeljen dhe ka qëlluar me grushtë punonjësin e policisë, ku është larguar dhe është arrestua më pas nga policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./euronews.al
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...